SIT publikoi hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (ShSR) në Kosovë gjatë kohës së Covid”
Në një ngjarje ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave dhe palëve të tjera të interesuara, dhe një panel diskutimi të përbërë nga institucionet vendore, shoqëria civile dhe organizatat rajonale, sot, 20 maj 2022, është lansuar raporti hulumtues për Kosovën.
Ky hulumtim ka pasur për qëllim të identifikoj nevojat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur të rinjtë/rejat e Kosovës në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë krizës së COVID-19, veçanërisht të rinjtë/rejat nga zonat e largëta dhe të pafavorizuara, si dhe ata që vijnë nga grupet e cenueshme.
Bazuar në stigmën dhe diskriminimin, faktorët socio-ekonomikë dhe distancat gjeografike të cilat janë barriera që e bëjnë të vështirë për grupet e cenueshme në shoqëri qasjen në shërbimet shëndetësore dhe kërkimin e ndihmës, hulumtimi ka theksuar më tej pandeminë si një përcaktues të mungesës në informata mbi një gamë të gjerë temash që lidhen me ShSR, si dhe ofrimin e shërbimeve të ShSR.
Në këtë kontekst, hulumtimi u zhvillua si një fazë fillestare e një projekti dy-vjeçar (2021–2023) i financuar nga programi Merck for Mothers, i cili synon të kontribuojë në rritjen e qasjes së të rinjve/rejave në shërbimet dhe informacionin për ShSR.
Për të gjithë, ky hulumtim do të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të kuptuar më mirë ndikimin që ka pasur pandemia e Covid-19 në qasjen e të rinjve/rejave në shërbimet, edukimin dhe informacionin e ShSR, si dhe për të identifikuar mënyrat se si t'i adresojmë nevojat e të rinjve/rejave të moshës 14-30 vjeç brenda dhe jashtë situatave emergjente.
Vegëza e hulumtimit: https://sit-ks.org/wp-content/uploads/2022/05/IPPF_REPORT_Kosovo_OK-4-109.05.2022.pdf https://sit-ks.org/wp-content/uploads/2022/05/IPPF_REPORT_Kosovo_OK-4-109.05.2022.pdf
Ky publikim është pjesë e projektit “Youth Voices, Youth Choices” që implementohet nga SIT. Projekti menaxhohet nga IPPF European Network, implementohet nga partnerët regjionalë dhe mbështetet nga Merck for Mothers Global Giving Program.