Youth Voices Youth Choices

Projekti “Youth Voices, Youth Choices” ka për qëllim të krijojë shërbime dhe informacione më të përshtatshme për rininë lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues (ShSR) në dhe përtej situatave emergjente, duke i ndërtuar nevojat dhe përvojat e rinisë (mosha 14-30) të shëndetit seksual, riprodhues, dhe shëndetin e nënave gjatë krizës së COVID-19, me vëmendje të veçantë tek ata më të cenueshmit në 5 shtete në rajonin e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kosovë, dhe Maqedoni të Veriut.

Zyra Rajonale e Rrjetit Europian IPPF (IPPF ENRO) do ta menaxhojë koordinimin e përgjithshëm të projektit, e përkrahur nga një hulumtues/e që do ta zhvillojë metodologjinë e hulumtimit dhe ta udhëheqë analizimin e të dhënave. Qasja e përqendruar në rini do të jetë në qendër të projektit. Ekspertë nga sektorë të ndryshëm (të shërbimeve shëndetësore, vemdimmarrës, të rinj/reja) do ta përkrahin zhvillimin e rekomandimeve në nivele nacionale dhe rajonale. Hulumtimi dhe rekomandimet e tij do ta formojnë bazën për komunikim dhe iniciativa avokuese. 

Duke i ndërtuar indikatorët e propozuar të performancës, përmes konsultimit me partnerët e projektit gjatë fazës fillestare, Zyra Rajonale e Rrjetit Europian të IPPf-së (IPPF ENRO) do të vendosë targete specifike për secilin indikator. 

Ky projekt 30 mujor (2021-2023) do të implementohet nga Zyra Rajonale e Rrjetit Europian të IPPF-së (IPPF ENRO), 4 shoqata anëtare të IPPF-së (ShA): ACPD Shqipëri, Shoqata XY Bosnje, BFPA Bullgari, HERA Maqedoni Veriore, dhe një partner lokal (SIT Kosovë). Partnerët e projektit do ta forcojnë ekspertizën, përvojën, dhe reputacionin e tyre në kontekstet e tyre për të nxitur ndikim dhe me IPPF-në duke ofruar ndihmë teknike të ekspertëve e udhëhequr nga shtrirja dhe njohuria e tyre globale. Projekti do të përdorë një qasje holistike dhe të bazuar në dëshmi, dhe do ta aplikojë në aspekte të ndryshme të nevojshme për të sjellur ndryshim. Kryesisht i targeton rininë, me vëmendje të veçantë tek ata që jetojnë në zona rurale dhe kushte sociale jo të favorshme sikurse komuniteti Rom, por gjithashtu vendimmarrësit dhe politikëbërësit si aktorë kryesorë që ndikojnë në të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues të të rinjve

QËLLIMI KRYESOR: Ndërtimi i nevojave dhe përvojave të rinisë (mosha 14-30) të shëndetit seksual, riprodhues, dhe shëndetin e nënave gjatë krizës së COVID-19, shërbimet dhe informacionet lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues janë më të qasshme dhe të përshtatshme për rininë në dhe përtej situatave emergjente, me vëmendje të veçantë tek ata më të cenueshmit në 5 shtete në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Objektiva 1: Njohuria – rritje e nivelit të kuptueshmërisë së nevojave për shëndet seksual dhe riprodhues të rinisë gjatë krizës COVID-19, sidomos atyre që jetojnë në zona të thella dhe në kushte sociale jo të favorshme (p.sh. Romë), duke përfshirë persperktivat e ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe vedimmarrsëve, dhe mjedisin ligjor dhe politikat relevante si dhe praktikat që rrjedhin nga to.

Objektiva 2: Fuqia e rinisë – të rinjtë e përfshirë në projekt janë të fuqizuar të avokojnë për qasje të rritur në shërbimet, informacionet, dhe shkollimin në përputhje me nevojat e tyre lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues.

Objektiva 3: Partneritete, komunikime, dhe avokim – Vendimmarrësit dhe politikëbërësit kanë përkushtim të rritur ndaj shërbimeve të përshtatshme dhe të qasshme për shëndetin seksual dhe riprodhues, dhe informata për të rinjtë, duke përfshirë periduhat e krizës dhe me fokus në ata që jetojnë në zona të thella dhe/apo kushte sociale jo të favorshme (p.sh. Romë).

Projekti “Youth Voices, Youth Choices” menaxhoeht nga Rrjeti Europian IPPF, i implementuar nga partnerët rajonalë, dhe përkrahur nga Merck for Mothers Giving Program.

sqAlbanian