QËLLIMI KRYESOR

SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i të cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim, përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me Bazë gjinore. Ne synojmë të arrijmë këtë duke përfshirë njerëz të të gjitha prapavijave, pa marrë parasyh gjininë, orientimin seksual apo ndonjë kategori tjetër të identitetit.

MAIN GOAL

Vizioni ynë

Ne synojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë ndjehen të sigurt, të barabartë, dhe mund të arrijnë potencialin e tyre pavarësisht identiteteve të tyre sociale.

Our Vision

Shoqëri e barabartë për të gjithë

Promovimi dhe krijimi i një shoqërie të barabartë për të gjithë/a është një kauzë në të cilën ne në SIT me të vërtetë besojmë. Prandaj, ne punojmë për promovimin dhe krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë/a, pavarësisht gjinisë së tyre, identitetit seksual, apo ndonjë kategorie tjetër të identitetit. Për ta arritur këtë, ne i trajtojmë disa nga çështjet më sfiduese të të drejtave të njeriut që e pengojnë shoqërinë tonë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim.

Equal Society for All

Tre Departamente

Organizata është themeluar me qëllim që të shërbejë në tre (3) departamente: si një qendër për këshillim që ofron shërbime identifikuese dhe këshilluese për individë ose grupe në nevojë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rehabilitimin dhe ri-integrimin e autorëve të këtyre veprave; një qendër e cila promovon të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, parandalon dhunën, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, promovon jetesën e shëndetshme tek të rinjtë, promovon shëndetin seksual dhe riprodhues. Ne punojmë për të promovuar sjellje të shëndetshme, parandalimin e të rinjve nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm; dhe SIT kryen hulumtime në fushat socio-ekonomike. Ne ofrojmë hulumtime dhe informacione përkatëse për aktorë të ndryshëm në Kosovë.

Three Departments

Rrjetet

SIT është pjesë e shumë rrjeteve globale si: MenEngage Global Alliane, Youth for Exchange and Understanding International, MenCare, MasterPeace Global Foundation, NOW Map, Working With Perpetrators European Network - WWP EN, Koalicioni K10, etj.

Networks

Adaptimi i SDG-ve nga SIT

1. SDG 3. Shëndet i mirë dhe mirëqenie;

2. SDG 4. Shkollim cilësor;

3. SDG 5. Barazi Gjinore;

4. SDG 10. Zvogëlim i pabarazive;

5. SDG 16. Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta;

6. SDG 17. Partneritete për qëllime.

SDG Adaptation by SIT
sqAlbanian