Dita Zero Diskriminim

Për dy ditë me rradhë, të rinjtë dhe të rejat e klubit “Bonu Burrë” u përkushtuan maksimalisht për shënimin e ditës “Zero Diskriminim”. Ata/ato kanë pikturuar një mural në oborrin e shkollës së mesme teknike “28 Nëntori” me slloganin “MOS DISKRIMINO”. Qëllimi i këtij murali është ngritja e zërit kundër diskriminimit në të gjitha fushat jetësore.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian