Youth Worker for Young People
Projekti "Youth Workers for Young People" synon të ndërtojë kapacitetet e punëtorëve të rinj se si të punojnë me të rinjtë, si t'i integrojnë ata në organizata, të identifikojnë nevojat e tyre dhe të krijojnë strategji për angazhimin e të rinjve në komunitet.
Ky projekt përfshin dy trajnime tre-ditore: "Eksplorimi i Punës së të Rinjve" dhe "Ofruesit e rinj të punës për të rinjtë", ku ata do të eksplorojnë punën e të rinjve duke ndërtuar kapacitetet e tyre dhe kompetencat thelbësore me një fokus në zhvillimin e katër dimensioneve: qëndrimet, njohuritë, aftësitë, dhe sjelljet.
Projekti “Youth Workers for Young People” synon të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të organizatave që do të targetohen dhe kështu ta rrisë vizibilitetin e OJQ-ve që punojnë me të rinj nga tërë Kosova me aktivitete jo formale edukative
Ky projekt implementohet nga SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime.
Ky grant financohet nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).