Të rinjtë/rejat nga komuna e Fushë Kosovës u mblodhën në një punëtori dy-ditore për teknikat e muraleve si pjesë e projektit "Dialog për Paqe".
Ata/o eksploruan se si arti pamor mund të na mësojë për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e dhunës mes të rinjve/rejave, duke u thelluar në koncepte si marrja e perspektivës, negocimi, komunikimi efektiv, vetë-shprehja, vendimmarrja dhe vetë-reflektimi. U eksploruan gjithashtu synimet e shmangies së dhunës përmes artit të bazuar në komunitet, edukimit artistik dhe zhvillimit të shëndetshëm shoqëror.
Ky postim është pjesë e projektit "Dialog për Paqe" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).