“Çka është kjo gjë e quajtur gjini” dhe “Një budalla i gjallë apo një hero i vdekur?”
“Çka është kjo gjë e quajtur gjini” dhe “Një budalla i gjallë apo një hero i vdekur?” Përmes këtyre punëtorive, nxënësit/et patën mundësi të njihen me konceptet dhe rolet gjinore si dhe për “nderin” e burrave i cili lidhet me dhunën. Po ashtu, bashkë diskutuam për alternativat që mund t’i përdorin të rinjtë/rejat kur ndihen të ofenduar.
Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.