Gazetaria Transformuese

Projekti "Gazetaria Transformuese" synon të angazhojë të rinjtë në transformimin e mënyrës së raportimit të çështjeve të të drejtave të njeriut, me një fokus në çështjet gjinore, në media në Kosovë. Për ta arritur këtë, ne do të ftojmë të rinjtë e të gjitha prejardhjeve të cilët kanë interes të shkruajnë dhe botojnë për çështje të ndryshme me të cilat shqetësohen të marrin pjesë në modulet e trajnimit të ofruara nga SIT dhe KosovaLive.

Të rinjtë/rejat e përfshirë/a në këtë projekt së pari do të trajnohen se si të shkruajnë një tekst; rregullat e gazetarisë, mënyra e raportimit në mediat e shkruara, radio dhe televizion si dhe identifikimin dhe shmangien e lajmeve të rreme. Pas kësaj, ata do të mësojnë se si t’i identifikojnë dhe të shkruajnë për tema të ndryshme duke përdorur një perspektivë gjinore; ata do të njihen me konceptet kryesore të çështjeve të të drejtave të njeriut duke u përqëndruar në çështjet gjinore.

Si rezultat, deri në fund të projektit, ne do të kemi artikuj të rinj që trajtojnë çështje të ndryshme të të drejtave të njeriut nga një perspektivë gjinore, të cilat do të publikohen në platforma të ndryshme.

Ky program është pjesë e projektit “Përkrahje për Media dhe Gazetari për të Drejtat e Njeritut në Kosovë”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, dhe implementuar nga Kosovo 2.0, CEL, dhe QKSGJ.

Als het gaat om Nederlandse casino brands waar welkomstbonus voorwaarden en een stevig VIP loyaliteit programma serieus worden getoetst verschijnt Casino star als officieel casino met EUR match credits, iDEAL plus Bancontact deposits en bank uitbetalingen binnen de bankuren. De lobby combineert Red Tiger slots, Evolution live dealer tafels en het VIP programma draait maandelijkse cashback drops plus free spin bundels aan het casino aanbod toe.
sqAlbanian