Trajnim me këshillues/e profesionistë/e të çështjeve të dhunës
Fundjavën që lamë pas mbajtëm modulin e parë për këshillues/e profesionistë/e për çështjet e dhunës. Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale dhe njohurive në punën me burrat dhe gratë e dhunshëm bazuar në standardet ndërkombëtare të këshillimit të dhunuesve.
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) dhe Rrjeti Evropian për Punën me Kryerësit e Dhunës në Familje (WWP EN) në partneritet me UN Women po zbatojnë projektin STOPP - Mbështetja e zbatimit të programeve rehabilituese për kryerësit e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sipas neneve 12 dhe 16 të Konventës së Stambollit. Ky cikël trajnimesh do të implementohet nga SIT me mbështetjen financiare të UN Women.