Toleranca dhe Diversiteti
Takimi i përbashkët me pjesëmarrësit/et nga Fushë Kosova, Kamenica, Mitrovica Veriore, dhe Mitrovica Jugore të premten e kaluar ishte shumë interesant dhe atraktiv.
Ne biseduam për tolerancën dhe diversitetin dhe ndamë me të tjerët shembuj të diversitetit në rrethin tonë familjar dhe shoqëror, dhe treguam shembuj kur tregohemi tolerantë ndaj të tjerëve, përkundër mendimeve tona të ndryshme.
Ky postim është pjesë e projektit "Përmirësimi i Aftësive të Rinisë për Menaxhim të Konfliktit" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).