Thirrje për Menaxher/e i/e Rrjete Sociale
SIT ka hapur thirrje për Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale!
Titulli: Menaxher/e për Media Sociale/Social Media Manager
Orari i punës: Gjysmë orar, 20 orë në javë
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxheri/ja për Rrjete Sociale ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përdorimi i mjeteve të marketingut të mediave sociale për të krijuar dhe ruajtur identitetin e organizatës;
- Punon ngushtë me anëtarët/et e ekipit për të zhvilluar fushata të marketingut në mediat sociale;
- Menaxhon rrjetet sociale të organizatës si: Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, TikTok.
- Përditëson faqen e organizatës www.sit-ks.org;
- Përgatitë dhe publikon materiale për promovimin e organizatës, si: fotografi dhe kontent;
- Ndërvepron me palët e treta të interesuara përmes llogarive të mediave sociale të organizatës;
- Analizon dhe implementon strategjinë e komunikimit dhe mediave sociale;
- Hulumton tendencat e mediave sociale dhe informon ekipin për ndryshimet që janë të rëndësishme për aktivitetet e marketingut të organizatës;
- Vendos treguesit kryesorë të performancës (KPI) për fushatat e mediave sociale dhe bën matjen e performancës së një fushate kundrejt KPI-ve;
- Merr pjesë në takimet e rregullta me stafin e SIT, me menaxherë/e të projektit duke diskutuar rezultatet dhe gjetjet si dhe pranon rekomandimet.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e detyrueshme:
– Duke përfunduar ose të ketë të përfunduar studimet Bachelor apo Master në programet e shkencave sociale (shkenca politike, punë sociale, sociologji, filozofi, psikologji, etj.) apo fushën e komunikimit – apo të ketë të përfunduar ndonjë trajnim për menaxhimin e rrjeteve sociale;
– Të ketë përvojë të dëshmuar të paktën 1 vit në fushën e rrjeteve sociale dhe të jetë i/e informuar me tema sociale (barazi gjinore, parandalim i dhunës, promovimi i shëndetit të mirë, etj.);
– Të ketë njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
– Aftësi të mira organizative, entuziast/e, i/e gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi dhe udhëheqësi, i/e pavarur dhe i/e gatshëm të punojë në ekip.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1) CV-ja jo më e gjatë se 1 faqe dhe minimum 1 referencë;
2) Letër motivimi (në gjuhën shqipe, e preferueshme të jetë edhe në gjuhën angleze);
Vetëm kandidatët/et që do të selektohen në listë të ngushtë do të njoftohen me email!
Dokumentet e nevojshme, mund t’i dërgoni në: apliko@sit-ks.org
Afati i fundit për aplikim: 4 dhjetor 2022