Thirrje për Koordinator/e të Projektit në detyrë (Acting Project Coordinator)!
Rreth SIT:
SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i të cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim, përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me Bazë gjinore.
Organizata është themeluar me qëllim që të shërbejë në tre (3) departamente: si një qendër për këshillim që ofron shërbime identifikuese dhe këshilluese për individë ose grupe në nevojë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rehabilitimin dhe ri-integrimin e autorëve të këtyre veprave; një qendër e cila promovon të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, parandalon dhunën, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, promovon jetesën e shëndetshme tek të rinjtë, promovon shëndetin seksual dhe riprodhues. Ne punojmë për të promovuar sjellje të shëndetshme, parandalimin e të rinjve nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm; dhe SIT kryen hulumtime në fushat socio-ekonomike. Ne ofrojmë hulumtime dhe informacione përkatëse për aktorë të ndryshëm në Kosovë.
Për më shumë rreth SIT, vizitoni: www.sit-ks.org
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës/e për zbatimin e përgjithshëm të projektit;
- Koordinimi dhe implementimi i aktiviteteve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat e parapara të projektit;
- Të mbikqyrë implementimin e aktiviteteve të projektit dhe të koordinoj të gjithë anëtarët/et e ekipit për të mbajtur rrjedhën e punës në rrugën e duhur;
- Të menaxhoj dokumentet që lidhen me projektin duke siguruar që të gjitha materialet e nevojshme janë aktuale, të depozituara dhe të ruajtura siç duhet;
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me donatorët e projektit dhe partnerët;
- Të menaxhoj buxhetin duke monitoruar shpenzimet në përputhje të plotë me buxhetin e projektit;
- Të zhvillojë takime, trajnime, punëtori, fushata dhe aktivitete tjera të nevojshme mbi barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, parandalimin e dhunës, promovimin e shëndetin mendor dhe aftësive jetësore, etj.
Kualifikimet:
- Pëvojë në menaxhimin, zhvillimin dhe implementimin e projekteve jo më pak se 2 vite;
- Diplomë Bachelor apo Master (ose në përfundim) në shkenca sociale;
- Njohuri mbi barazinë gjinore, parandalimin e dhunës, dukurive negative, promovimin e të drejtave të njeriut, punën me të rinj/reja dhe temave të tjera sociale;
- Aftësi të shkëlqyeshme në shkrimin e raporteve/projekteve, punë ekipore, aftësi menaxheriale;
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme!
Dërgoni dokumentet më poshtë në: apliko@sit-ks.org
- CV jo më shumë se 2 faqe;
- Një letër motivuese jo më shumë se një faqe (në gjuhën angleze);
- Së paku një referencë nga punëdhënësi/ja paraprak/e.
Afati i fundit për aplikim: 4 korrik 2021, kohëzgjatja e kontratës, minimumi është 3 muaj (me mundësi vazhdimi)
Do të kontaktohen vetëm aplikantët që përzgjedhen në listën e ngushtë për intervistim!