Tuneli i Fundit | Edicioni III

Në kuadër të shënimit të 16 Ditëve të Aktivizmit, SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime do ta mbajë aktivitetin “Tuneli i Fundit”, në përkujtim të viktimave të femicidit (vrasja e grave/vajzave veçanërisht nga burrat, për shkak të gjinisë së tyre) në periudhën e pas luftës në Kosovë.


Instalacioni do të jetë i hapur për publikun nga data 1 deri më 3 dhjetor nga ora 09:00 deri ne ora 19:00.

  • Më 1 dhjetor në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë;
  • Më 2 dhjetor tek “Kroi i Shatervanit” në Prizren;
  • Më 3 dhjetor tek Sheshi “Skënderbeu” në Pejë.


Historitë e grave/për gratë viktima të femicidit do të vendoset në shesh dhe njerëzit që kalojnë nëpër të do ta kenë rastin t`i lexojnë këto storje, për ta parë një përshkrim të dhunës që gratë në Kosovë e përjetojnë përgjatë vitit, vit pas viti. Këto tregime u përgjigjen pyetjeve "Kush? Kur? Si? Çfarë?", dhe shpresojmë me këtë rast të përcjellim mesazhin edhe tek mediet tona se këto janë pyetjet që kanë rëndësi në raportimet për rastet e dhunës dhe jo pyetja "Pse?" - sepse dhuna nuk ka arsyetim!


Në fund të instalacionit, do të jetë një deklaratë e “zotimit publik” ku të gjithë ne zotohemi se do të jemi aktivë/e kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Deklarata është e hapur për nënshkrim nga të gjithë. Ejani!

Tuneli i Fundit implementohet nga SIT dhe mbështetet nga UN Women Kosovo, UNFPA Kosovo, Care International Balkans, Agjensioni Austriak për Zhvillim, Fondacioni OAK dhe Koaliconi K10.

Als het gaat om Nederlandse casino brands waar welkomstbonus voorwaarden en een stevig VIP loyaliteit programma serieus worden getoetst verschijnt Casino star als officieel casino met EUR match credits, iDEAL plus Bancontact deposits en bank uitbetalingen binnen de bankuren. De lobby combineert Red Tiger slots, Evolution live dealer tafels en het VIP programma draait maandelijkse cashback drops plus free spin bundels aan het casino aanbod toe.
sqAlbanian