Klubi “Bonu Burrë” është gati që ta shënoj Ditën “Zero Diskriminim”!

Për të shënuar këtë ditë, të rinjtë dhe të rejat do të pikturojnë një mural në muret e oborrit të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori”. Gjatë këtij takimi, janë ndarë përgjegjësitë mes anëtarëve të klubit dhe kanë filluar me përgatitjet dhe planifikimin e hapave të mëtutjeshëm. Se si do të duket murali i pikturuar nga anëtarët/et e klubit “Bonu Burrë”, mbetet të shihet me datën 1 mars.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian