Sporti si mjet për zgjidhjen e konflikteve

Të rinjtë dhe të rejat nga Fushë Kosova, Kamenica, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut u takuan javën e kaluar për të diskutuar "Sporti si mjet për zgjidhjen e konflikteve". Ky aktivitet synonte të eksploronte shembuj sesi sporti ka ndikuar në menaxhimin e marrëdhënieve shoqërore dhe zhvillimin e paqes në komunitet.

Ky postim është pjesë e projektit "Dialog për Paqe" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

sqAlbanian