SIT u bë pjesë e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Prishtinës
Zyrtarisht, SIT u bë pjesë e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Prishtinës! Me këtë rast, ne mbajtëm një takim avokues me përfaqësues/e nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Policia e Kosovës, Drejtoria e Shëndetësisë, Prokuroria e Shtetit, Gjykata Themelore, Agjencia për Ndihmë Juridike, Mbrojtësi i Viktimave e Prishtinës dhe OSBE. Këta akterë u njoftuan për programet e SIT, rendësinë e parandalimit të dhunës si dhe me ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe njohurive në punën me burrat dhe gratë e dhunshme bazuar në standardet ndërkombëtare të këshillimit të dhunuesve.
Ky postim është pjesë e projektit “Këshillim për Parandalim” 2.0 që implementohet nga SIT dhe mbështetet nga Zyra e UNFPA në Kosovë.