SIT mbajti modulin e katërt për këshillues/e profesionistë/e për çështjet e dhunës

Bashkë diskutuam rreth modaliteteve të dhunuesve dhe modalitetet e viktimave. Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale dhe njohurive në punën me burrat dhe gratë e dhunshëm bazuar në standardet ndërkombëtare të këshillimit të dhunuesve. Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) dhe Rrjeti Evropian për Punën me Kryerësit e Dhunës në Familje (WWP EN) në partneritet me UN Women po zbatojnë projektin STOPP - Mbështetja e zbatimit të programeve rehabilituese për kryerësit e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sipas neneve 12 dhe 16 të Konventës së Stambollit. Ky cikël trajnimesh do të implementohet nga SIT me mbështetjen financiare të UN Women.

sqAlbanian