Anëtarët/et e Bordit Ekzekutiv të SIT e mbajtën takimin e dytë për vitin 2021
Ky takim shërbeu për informim të anëtarëv/eve për 6 mujorin e parë të vitit 2021 dhe planin e 6 mujorit të dytë të këtij viti. Gjithashtu, ato/a u informuan rreth ndryshimeve brenda organizatës dhe stafin e ri bashkë me projektet e reja. Anëtarët/et e Bordit Ekzekutiv dhe stafi e falënderuan kryesuesen e Bordit Ass. Dr. Natyra Agani - Destani për shërbimin e saj të shkëlqyeshëm gjatë kësaj periudhe dhe vazhduan mandatin e saj të plotë edhe për 2 vitet e ardhshme. #SITandThink