Strategjia Nacionale për mbrojtje nga dhuna në familje

SIT ishte pjesë e takimit konsultues për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje i organizuar Minstria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës.

Në këtë Strategji për mbrojtjen nga dhuna në familje bashkë me Planin e Veprimit 2022 – 2026 janë duke kontribuar organizata të shoqërisë civile, prokurorë/e, përfaqësues/e të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend, oficerë/e policie dhe akterë të tjerë relevant.

Përpos të tjerave, SIT ngriti si çështje shumë të rëndësishme punën me ushtruesit e dhunës në familje dhe dhunën në bazë gjinore.

sqAlbanian