Takimi i MenEngage në Sevillë, Spanjë

Buongiorno nga Sevilla e bukur ku javën e kaluar u mbajt takimi i organizatave të Rrjetit MenEngage!

Më në fund, pas shumë takimeve online, MenEngage Europe organizoi takimin e shumëpritur ku organizatat nga e gjithë Evropa prezantuan projektet e tyre aktuale, projektet e ardhshme dhe kryesisht për gjërat për të cilat janë duke punuar tani.

Gjatë ditës së parë ekipi i SIT së bashku me MenEngage Europe po merrte pjesë edhe në demonstratën “Burrat kundër dhunës ndaj grave” ku roli kryesor ishin burrat që mësonin për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje dhe seksuale, që ka qenë indikator i madh gjatë kohëve të fundit në Spanjë.

Gjatë gjithë takimit, në kampusin e Sevillës u mbajt edhe një konferencë lidhur me feminizmin e quajtur “Feminists Atone” me diskutime sesi burrat duhet të ndërgjegjësohen më shumë dhe të mësojnë më shumë për dhunën në familje, dhunën dhe abuzimin seksual.

Gjatë kësaj kohe, pati gjithashtu sesione të hapura ku u diskutua rreth ndërtimit të avokimit, inxhinierisë sociale, qasjeve ndërsektoriale feministe, ndryshimit të sistemeve feministe, përgjegjshmërisë dhe punës së brendshme, aleancës dhe ndërtimit të lëvizjes për ndryshime shoqërore. Gjithashtu, u diskutuan tema të tilla si maskuliniteti i kujdesshëm, angazhimi LGBTQI+ tek të rinjtë/rejat, avokimi në nivel evropian për çështjet e burrave, të qenit aleatë me lëvizjet për ndryshime klimatike dhe edukimi seksual.

#SITandThink #MenEngage

sqAlbanian