Mbledhja e të Dhënave të Tregut

Qëllimi kryesor i “Mbledhje e të Dhënave Ekonomike të Tregut” është përkrahja e vendimeve të marketingut dhe përpjekjeve të ndërmarrësve/eve, fermerëve/eve, dhe prodhuesve/eve për marketing. Këto të dhëna janë të dobishme edhe për llojet e ndryshme të organizatave, akademikëve dhe hulumtuesve. Qevritë kanë të dhëna të dobishme të marketingut lidhur me zhvillimin e politikave shtetërore dhe programeve mbështetëse, ndërsa organizatat për zhvillim i përdorin informacionet për të zhvilluar programe për përkrahje të komunitetit dhe qasje më të mirë, dhe asistencë për nevojat e fermerëve dhe prodhuesve.
Mbledhja e të dhënave ekonomike të tregut përfshin mbledhjen e çmimeve javore në shtatë qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, dhe Gjilan) me përafërsisht 650 produkte bujqësore, si fruta, perime, kafshë, dhe produkte të tjera bujqësore, dhe shpërndarjen/shitjen e tyre përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit
This project has been supported by the Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development in Kosovo since 2009.
