Kampi i Përbashkët Rinor II

Grupi i dytë me 26 pjesëmarrës/e nga të gjitha komunat e targetura nga projekti “Përmirësimi i aftësive të rinisë për menaxhim të konfliktit” morën pjesë në kampin e përbashkët rinor të organizuar nga SIT. Ata/o patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore së bashku dhe të marrin pjesë në disa punëtori me qëllim të përmirësimit të kohezionit shoqëror, dialogut ndër etnik, dhe përfshirjes së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ata/o gjithashtu patën aktivitete relaksuese dhe argëtuese që u ndihmuan të kënaqen gjatë kohës që e kaluan së bashku, përveç punëtorive të cilat i ndoqën.

Ky postim është pjesë e projektit "Përmirësimi i Aftësive të Rinisë për Menaxhim të Konfliktit" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

sqAlbanian