In Ajvar we trust!

Çka na bashkon, na e bën jetën më paqësore dhe na tregon se aq sa kemi dallime kemi edhe të përbashkëta? Ajvari. Të rinjtë/rejat e Kamenicës pas punëtorisë dy ditore mbi teknikat e realizimit të muraleve, dolen dhe zbukuruan sheshin e qytetit. Duke ngërthyer në vete motive paqësore, bashkëjetesën ndëretnike në Kosovë, si dhe traditat e përbashkëta që na lidhin, ky mural tani është një ndër simbolet e këtij qyteti.

Ky postim është pjesë e projektit "Dialog për Paqe" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

sqAlbanian