A e keni vërejtur se sa shumë mbetje të cigareve ka në rrugët e Prishtinës?
A e keni vërejtur se sa shumë mbetje të cigareve ka në rrugët e Prishtinës?
Grupi i parë i të rinjve/rejave nga “Green PR Now” ka mbajtur dy takime dhe kanë ndërtuar një model të kutisë e cila do të prezantohet tek ata/o që besojnë se mund ta mbështesin zbatimin e kësaj ideje.
Kjo kuti do të shërbejë që përmes disa pyetjeve kreative, përdoruesit/et e cigareve të mos hedhin mbetjet kudo nëpër rrugë por në kuti. Në këtë mënyrë, disa rrugë të frekuentueshme të cilat do të përzgjidhen për implementim të idesë, do të jenë më të pastërta për qytetarët e Prishtinës.
“Green PR Now” është iniciativë e bashkëpunimit të SIT, Institutit për Inovacion në Politikë dhe Komuna e Prishtinës.