ToT e parë me mësimdhënës/e
Ne besojmë se pa përfshirë të gjitha llojet e targeteve, nuk do t’i përmbushim qëllimet tona. Andaj, javën e kaluar organizuam trajnimin e parë të mësusimdhënësve/eve të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori”. Ata/o mësuan për Programin Y, metodat e punës, nismën "E Ardhmja për Rininë" dhe diskutuan mbi çështjet gjinore, stilet e jetesës së shëndetshme dhe dhunën.
Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.