Moduli i pestë i projektit STOPP

Moduli i 5-të i projektit STOPP u mbajt me këshillues/e profesionistë/e për burra dhe gra të dhunshme për çështjet e dhunës, të cilët diskutuan modulet e dhunuesve dhe viktimave. Ky program synon të rrisë aftësinë profesionale dhe mirëkuptimin në punën me burra dhe gra të dhunshme duke përdorur standardet globale për terapinë e dhunuesve. Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) dhe Rrjeti Evropian për Punën me Kryerësit e Dhunës në Familje (WWP EN) në partneritet me UN Women po zbatojnë projektin STOPP - Mbështetja e zbatimit të programeve rehabilituese për kryerësit e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sipas neneve 12 dhe 16 të Konventës së Stambollit. Ky cikël trajnimesh implementohet nga SIT me mbështetjen financiare të UN Women.

sqAlbanian