Ditari i një dite gjatë pandemisë COVID – 19

Ora dhjetë e mëngjesit. Rrezet e diellit që binin në dritaren e dhomës së gjumit më zgjuan. Mungesa e nevojës së vendosjes së një alarmi është njëra ndër arsyet e zgjimit kaq të vonë. Zakonisht unë zgjohesha në ora 7 për t’u përgatitur për punë dhe për ligjërata në fakultet. I kujtoj këto kohë duke menduar se a do të kalojë kjo gjendje ndonjëherë.

Të gjithë ne kemi pasur ditë më të mira se këto të izolimit. Ditë të ngarkuara me punë, mësime, por edhe me dalje, shëtitje, dhe vizita te të afërmit.

Këto ditë nuk ishin shumë stesuese për mua. I kalova me pozitivitet duke i menduar si ditë pushimi nga puna për shkak të pandemisë. Fillova të fokusohem në punimin e temes së diplomës dhe përgatitjen e provimeve të papërfunduara.

Ditët e para ishin më relaksuese, por ditët kalonin, kaluan edhe javët dhe qe besa kaluan edhe muaj dhe këto ditë filluan të shëndërroheshin në rutinë.

Zgjimi në mëngjes, përgatitja dhe ngrënia e mëngjesit, drekës, darkës, pastrimi i shtëpisë, leximi, shikimi i filmave, ndjekja e ligjëratave e deri tek gjumi, përsëriteshin çdo ditë.

Të kthehem tek ora dhjetë e mëngjësit. Zgjohem dhe përgatis kafenë e mëngjesit për mua dhe nënën. Ajo ishte zgjuar edhe më herët për t’u kujdesur për oborrin dhe lulet që kemi. Pas kafesë fillojmë të përgatisim mëngjesin. Unë si një amatere në ushqim mundohem të marr njohuri sa më shumë nga nëna. Mëngjesin e hamë së bashku me familjen.

Pastaj filloj të pastroj shtëpinë. Ashtu si në shumicën e familjeve, barra mbi punët e shtëpisë bie mbi ne vajzat, prandaj edhe te ne pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë i kryejmë unë me motrën dhe nënën.

Duke mos lënë anash edhe vëllanë i cili edhe pse ka punuar dhe punon gjatë kësaj kohe pandemie, gjithmonë gjen kohë të na ndihmojë në punët e shtëpisë, qoftë me ndërrimin e ndonjë poçi elektrik, riparimin e ndonjë paisje elektrike, mbledhjen e mbeturinave brenda shtëpisë dhe vendosjen e tyre në shportën e mbeuturinave.

Është lehtësim i madh për mua kur secili në familje kryen detyra qofshin ato edhe të vogla rreth punëve të shtëpsië.

Pas pastrimit të shtëpisë, pushoj pak. Këtë e bëj duke e gjetur ndonjë film dhe duke e shikuar atë. Thënë të drejtën, gjatë kësaj kohe izolimi kam shikuar aq shumë filma sa tani po e kam problem edhe gjetjen e filmave të rinj dhe të mirë për t’i shikuar. Në rastin më të keq, nëse nuk gjej ndonjë film, atëherë vetëm dëgjoj muzikë. Muzika me të vërtetë më ndihmon në krijimin e mendimeve pozitive.

Later on, during the day I fed the cat that came to the doorstep. I looked at it with envy, it was free, not isolated like we were.  The weather was nice. Sun rays filled you with hope.

Orë pas ore vije edhe mbrëmja. Me të afërmit flasim nëpërmjet telefonit me kamerë. Çmallemi sadopak pasi kanë kaluar gati dy muaj që nuk i kemi parë. Por shëndeti është mbi të gjitha dhe çdoherë pas çdo të keqe vjen një e mirë, prandaj edhe ne pas kësaj pandemie do të dalim më të pushueshëm, me njohuri të reja, dhe mbi të gjitha të shëndetshëm.

Ky artikull është shkruar nga Gresa Asllani, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT. Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.

sqAlbanian