Ditari i një dite gjatë pandemisë Covid-19 nga prespektiva gjinore
Do doja që ta filloja këtë shkrim me një thënie: “Our beliefs about gender are really strong and sticky.” – Joanna Pepin, sociologe.
Ka pothuajse mbështetje universale për gratë për të ndjekur karrierë dhe zyra politike, dhe qëndrimet janë bërë shumë më pranuese për identitetin gjinor. Por kur është fjala për frontin e shtëpisë, vlerat tradicionale
mbizotërojnë. Në këtë rast vendosa të pyes gjyshin për aranzhimin ideal në shtëpi ku ai favorizonte një organizim në të cilin mendonte se babai punon me kohë të plotë (me pagesë) dhe mami qëndron në shtëpi (falas). Po kështu, edhe çiftet më të reja të seksit të kundërt nuk kanë më shumë gjasa të ndajnë punët e shtëpisë në mënyrë më të barabartë sesa çiftet më të moshuara. Ekziston gjithashtu një presion i madh shoqëror ndaj grave për të pasur një shtëpi të pastër, dhe pritshmëria është e ndryshme për burrat (dhe jo, nuk është se gratë shohin rrëmujë dhe burrat jo). Ndërkohë që vëzhgoja, burrat nuk bëjnë aq punë shtëpie sa gratë. Burrat ecin në një dhomë dhe me sa duket nuk mund t’i
shohin njollat e pluhurit të mbledhura në dysheme ose grumbujt e rrobave të grumbulluara në shtrat.
Gratë kalojnë, mesatarisht, afërsisht një orë e 20 minuta në ditë duke gatuar, pastruar dhe bërë lavendari. Rreth një e treta e kësaj kohe është shpenzuar vetëm për pastrim. Punët që gratë bëjnë më shumë janë brenda, si pastrimi dhe gatimi. Për një grua, gjithçka kishte të bënte me ndarjen e punëve të shtëpisë si me kujdesin ndaj fëmijëve, shtrimin e tryezës, ndihma në larjen e enëve etj. Nëse këto detyra do të ndaheshin, ato do të ishin më të lumtura në këtë aspekt, ndërsa punët që burrat bëjnë më shumë janë zakonisht jashtë shtëpisë, si mirëmbajtja e makinave dhe puna në oborr. Mirëpo pasi që shikoja nga perspektiva e babait ai theksonte se do e mbështeste gruan dhe nëse do ishte nevoja që të punonin pjesërisht, do e bënte sepse është i lumtur që do ndajnë barrën ekonomike dhe atë shtëpiake.
Gjatë ditës vendosa të bëja në dhomë rrëmuja të pista, enët e pista në banak, rrobat e shpërndara rreth. Gjëja e parë që doja të dija ishte nëse burrat dhe gratë vlerësojnë dhomat ndryshe.
Despite traditional beliefs, they saw the same mess: they appreciated the clean and the messy room the same way. So, if “vile blindness” is not to blame, why do women do more house chores? An argument is that the social expectations are different for men and women. Women can be judged harshly if their house is dirty or not, and their awareness pushes them to do more.
Natyrisht, sa më shumë kohë të harxhohet për punët, aq më pak një grua duhet të shpenzojë në aktivitete të tjera si gjumi, puna dhe koha e lirë. Fjala ‘ndihmë’ nënkupton fuqimisht se puna shtëpiake është përgjegjësi e gruas, dhe se kur burri bën disa prej tyre ai është mirësjellës ose bujar.
Të qenit prind i qëndrimit në shtëpi nuk duhet të jetë sllav 24 orë në ditë për familjen. Vetëm se jeni në shtëpi nuk do të thotë që jenipërgjegjës për gjithçka që ndodh brenda shtëpisë.
Nëse partneri juaj lan rrobat ose fshinë dyshemenë, ata nuk po ‘ndihmojnë’ me ngarkesën tuaj të punës, ata po marrin përgjegjësinë e tyre.
“Maybe something’s got to give — and since it shouldn’t be workplace equality or happy relationships, it’s going to have to be the dusting”.
Ky artikull është shkruar nga Edita Bujupi, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT. Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.