Dialog për Paqe
Përfituesit/et e projektit “Dialog për Paqe” nga komunat e Fushë Kosovës, Kamenicës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut u takuan dhe diskutuan mbi koncepte të ndryshme rreth menaxhimit të konfliktit, aftësive të komunikimit dhe bashkëjetesës ndëretnike. Ata/o ndanë përvoja personale në këtë drejtim, si dhe zgjeruan njohuritë e tyre për barrierat e secilit komunitet në jetën e përditshme.
Ky postim është pjesë e projektit "Dialog për Paqe" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).