Call for Applications
KosovaLive dhe SIT thërrasin të rinjtë e të rejat nga të gjitha komunitetet që synojnë fillimin/vazhdimin/transferimin në profesionin e gazetarisë, mediave apo të mediave sociale të aplikojnë për programin Gazetaria Transformuese.
Faza e Parë: Të përzgjedhurit do të kalojnë nëpër një trajnim intenziv dy-ditor mbi rregullat e gazetarisë, mënyrën e raportimit në media të shkruara, radio dhe televizione si dhe shmangien e lajmeve të rreme apo të pa verifikuara.
Faza e Dytë: 15 kandidatët që do të përzgjedhen për praktikë tre (3) mujore në KosovaLive dhe SIT do të shkruajnë dy artikuj.
Faza e Tretë: Praktikantët do të mbajnë një trajnim intenziv ku do t’i japin prespektivë gjinore artikujve të shkruar.
Kush mund të aplikojë: Vajzat dhe Djemtë (mosha 16+)
Afati i fundit për aplikim: 10 Mars 2020, ora 23:59.
Ky program është pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ.