Break The Ice 2.0

Projekti "Break the Ice 2.0" synon të bashkojë të rinjtë/rejat (të moshave 16 deri në 25 vjeç) të cilët janë të interesuar për diversitetin kulturor nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Kta/o të rinj/reja do të përmirësojnë komunikimin dhe do të krijojnë një rrjet të të rinjve/rejave të interesuar për artin dhe kulturën nga komunat e Dardanës/Kamenicës, Fushë Kosovës, Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës së Veriut.

SIT në kuadër të këtij projekti krahas Kampit të Përbashkët Rinor, do të lançojë aplikacionin dhe platformën "Break the Ice", por gjithashtu do të adaptojë aktivitete kulturore për të rinjtë/rejat, si Walls of Connection, Creative Twinning për të promovuar mesazhin e gatishmërisë së të rinjve/rejave të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një shoqëri të barabartë dhe paqësore. Përveç kësaj, stafi i SIT do të mbikëqyrë dhe asistojë me zbatimin e fushatave lokale.

Qëllimi kryesor: Nëpërmjet punës me të rinjtë, fuqizimi i tyre që të jenë agjentë të ndryshimit, të përdorin kulturën si një mjet për ndryshimin social dhe të zhvillojnë qëndrueshmëri ndaj konflikteve në komunitetet e synuara të projektit.

Projekti “Break the Ice 2.0” implementohet nga SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe financohet nga UNMIK-u.

sqAlbanian