Edhe një Marrëveshje e Bashkëpunimit, kësaj here me Komunën e Mitrovicës së Veriut
SIT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës së Veriut. Qëllimi i kësaj marrëveshje është ndërtimi i bashkëpunimit për realizimin e iniciativave në komunitet në kuadër të projektit “Dialog për Paqe” me fokus në menaxhimin e konflikteve, promovimin e paqes dhe bashkëjetesës ndëretnike. Mezi presim të fillojmë implementimin e kësaj marrëveshje!
Ky postim është pjesë e projektit "Dialog për Paqe" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).