Trajnim avokues mbi SRH
U zhvillua trajnimi me të rinjtë/rejat nga “Youth Voices, Youth Choices” për avokim në lidhje me shëndetin riprodhues dhe edukimin seksual. Ata/o u mblodhën për të diskutuar më shumë mbi nocionet dhe kuptimet që kanë të bëjnë me avokimin, modelin e komunikimit strategjik, të folurit në publik si dhe komunikimin bindës, të gjitha këto janë thelbësore për avokimin e tyre për shëndetin riprodhues dhe edukimin seksual. U krijua një pyetësor për shumë çështje përkatëse të lidhura me këtë trajnim për të përcaktuar shkallën e njohurive, përvojës dhe kërkesave të pjesëmarrësve para dhe pas trajnimit dhe aktiviteteve brenda tij.
Ky postim është pjesë e projektit “Youth Voices, Youth Choices” që implementohet nga SIT. Projekti menaxhohet nga IPPF European Network, implementohet nga partnerët regjionalë dhe mbështetet nga Merck for Mothers Global Giving Program.