Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një institucion i rëndësishëm kulturor dhe arsimor në Prishtinë. Ndërtesa aktuale e bibliotekës është projektuar nga një arkitekt kroat Andrija Mutnjaković, e cila u përurua në vitin 1982 dhe prej asaj kohe ka qenë një simbol i rëndësishëm i kulturës dhe identitetit kombëtar. Biblioteka ndodhet në qendër të Prishtinës, afër Universitetit të Prishtinës.

Dizajni arkitekturor i librarisë ka qenë shumë kontravers që nga krijimi i tij. Disa e shohin si kryevepër të arkitekturës moderne e cila simbolizon identitetin kulturor të Kosovës dhe përzierjen e ndikimeve në rajon. Megjithatë, disa të tjerë e kritikojnë për dukje jo të bukur dhe shpesh i referohen si një nga ndërtesat më të shëmtuara në botë.

Sidoqoftë, ajo mban vlera të mëdha arkitekturore dhe historike. Dizajni përfshin gjithsej 99 kupola të ndara me segmente dhe madhësi të ndryshme që i përngjajnë kapelës tradicionale shqiptare ‘plisit’. Kupolat e bibliotekës shpesh zbukurohen me ngjyra për të manifestuar evente të ndryshme, duke krijuar një spektakël vizual që tërheq vizitorët dhe pasqyron ngjarjet e rëndësishme kulturore dhe historike.”

Kjo fushatë përkrahet nga projekti “Poke the Bubble” përmes fondeve të Bashkimit Evropian, UNFPA Kosovë dhe Koalicionit K10.

sqAlbanian