Thirrje për Menaxher/e i/e Rrjete Sociale

SIT ka hapur thirrje për Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale!

Titulli: Menaxher/e për Media Sociale/Social Media Manager

Orari i punës: Gjysmë orar, 20 orë në javë

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Menaxheri/ja për Rrjete Sociale ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përdorimi i mjeteve të marketingut të mediave sociale për të krijuar dhe ruajtur identitetin e organizatës;
  • Punon ngushtë me anëtarët/et e ekipit për të zhvilluar fushata të marketingut në mediat sociale;
  • Menaxhon rrjetet sociale të organizatës si: Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, TikTok.
  • Përditëson faqen e organizatës www.sit-ks.org;
  • Përgatitë dhe publikon materiale për promovimin e organizatës, si: fotografi dhe kontent;
  • Ndërvepron me palët e treta të interesuara përmes llogarive të mediave sociale të organizatës;
  • Analizon dhe implementon strategjinë e komunikimit dhe mediave sociale;
  • Hulumton tendencat e mediave sociale dhe informon ekipin për ndryshimet që janë të rëndësishme për aktivitetet e marketingut të organizatës;
  • Vendos treguesit kryesorë të performancës (KPI) për fushatat e mediave sociale dhe bën matjen e performancës së një fushate kundrejt KPI-ve;
  • Merr pjesë në takimet e rregullta me stafin e SIT, me menaxherë/e të projektit duke diskutuar rezultatet dhe gjetjet si dhe pranon rekomandimet.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e detyrueshme:

– Duke përfunduar ose të ketë të përfunduar studimet Bachelor apo Master në programet e shkencave sociale (shkenca politike, punë sociale, sociologji, filozofi, psikologji, etj.) apo fushën e komunikimit – apo të ketë të përfunduar ndonjë trajnim për menaxhimin e rrjeteve sociale;

– Të ketë përvojë të dëshmuar të paktën 1 vit në fushën e rrjeteve sociale dhe të jetë i/e informuar me tema sociale (barazi gjinore, parandalim i dhunës, promovimi i shëndetit të mirë, etj.);

– Të ketë njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;

– Aftësi të mira organizative, entuziast/e, i/e gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi dhe udhëheqësi, i/e pavarur dhe i/e gatshëm të punojë në ekip.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1) CV-ja jo më e gjatë se 1 faqe dhe minimum 1 referencë;

2) Letër motivimi (në gjuhën shqipe, e preferueshme të jetë edhe në gjuhën angleze);

Vetëm kandidatët/et që do të selektohen në listë të ngushtë do të njoftohen me email!

Dokumentet e nevojshme, mund t’i dërgoni në: apliko@sit-ks.org

Afati i fundit për aplikim: 4 dhjetor 2022

sqAlbanian