SIT dhe Departamenti i Psikologjisë arritën Marrëveshje
Më në fund, studentët/et e Psikologjisë mund të mësojnë për edukimin e aftësive jetësore përmes Programit Y! Kjo vjen pasi SIT dhe Departamenti i Psikologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi. Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është përfshirja e Programit Y në kurset e ofruara nga ky departament. Ata/o do të mësojnë për edukimin e aftësive jetësore dhe do të kenë mundësinë të marrin pjesë në programet SIT, ku do të kryejnë hulumtime dhe intervenime të përbashkëta.
Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.