Vizitë studimore në Shërbimin Korrektues

SIT në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Fakultetit Filozofik, ka filluar me aktivitete në qendrën e hapur të Shërbimit Korrektues. SIT ka organizuar një vizitë studimore me studentët/et e këtij departamenti dhe gjithashtu është prezantuar dhe promovuar projekti “E Ardhmja për Rininë”. Shumë shpejtë pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit dhe të mbajmë aktivitetet dhe punëtoritë e Programit Y. 

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian