Ciklin e trajnimeve të Programit Y tani po e ndjekin edhe studentët/et Punës Sociale

Ciklin e trajnimeve të Programit Y tani po e ndjekin edhe studentët/et Punës Sociale të Fakultetit Filozofik në kuadër të Universitetit të Prishtinës! Këta/o pjesëmarrës/e u njohën me SIT, projektet tona me fokus kryesor në projektin Future4Youth dhe me temat e programit Program Y - Rinia. Gjithashtu, studentët/et e këtij departamenti lexuan fjalorin e YMI, planet dhe hapat e mëtejshëm të projektit.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian