Marshojmë, S'festojmë

Bashkë me vullnetarë/e të SIT, iu bashkuam marshit të 8 marsit! Sot, marshin tonë e nisëm tek Pallati i Drejtësisë ku kërkuam drejtësi për gratë e vrara e kundërshtuam patrirkalizmin e institucionalizuar. Marshi kumboi deri tek sheshi "Zahir Pajaziti", ku morëm edhe më tej forcë për të vazhduar e për t'i denoncuar të gjitha institucionet përgjegjëse për vrasjet e grave, dhunën sistemike e padrejtësitë e shumëfishta. Nën slloganin "Nji e ardhme më e mirë është e mundshme", vajza e gra, burra e djemë zaptuan sheshe e rrugë nën thirrjet plot solidaritet, organizim e rezistencë. Bashkë jemi të forta/ë!

sqAlbanian