Diskutim, reflektim, ide…
Djemtë dhe vajzat e Klubit “Bonu Burrë” u takuan dhe diskutuan për aktivitetet e fundit. Ata/o po ashtu dhanë ide për fushatat që do t’i zhvillojmë gjatë këtij viti dhe u fokusuan më shumë në Ditën Zero Diskriminim. Mezi presim që të fillojmë përgatitjet, andaj shihemi së shpejti!
Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.