Tuneli i Fundit | Dardanë
Dardana sot përjetoi tregimet e 16 grave dhe vajzave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre.
Nën zhurmën e dhunës, publiku kuptoi se kush, kur dhe si ndodhën këto vrasje të grave të cilat u bënë nga anëtarët e familjes, partnerët apo ish-partnerët e tyre. Përmes kësaj, ne shpresojmë t'u japim njerëzve një pamje të dhunës që përjetojnë gratë dhe vajzat në Kosovë gjatë një viti, vit pas viti. Në fund të instalacionit, u vendos deklarata e “zotimit publik” ku të gjithë ne zotohemi se do të jemi aktivë/e kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ekspozita këtë vit u shfaq për herë të tretë në Prishtinë, kurse u shfaq edhe në Mitrovicë dhe Dardanë.
“Tuneli i Fundit” implementohet nga SIT në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit dhe mbështeten nga: UNFPA Kosovo, Care International Balkans, Austrian Development Agency dhe OAK Foundation, UNWomen in Kosovo, Kosova – Women 4 Women, UNTF dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
