Institucionalizimi i Programit Y - Rinia

SIT, në bashkëpunim me CARE International në Ballkan dhe YMCA ka mbajtur takimin e parë informues me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inoviacionit të Republikës së Kosovës, dhe përfaqësues të instiucioneve tjera publike. Ky takim kishte për qëllim hartimin e një udhëzuesi me përmbajtje të temave të Programit Y – Rinia, me synim të institucionalizimit të këtij programi.

Prezantimin e këtij takimi e filloi Kadri Gashi - Drejtor Ekzekutiv në SIT, i cili ka prezantuar fazat e kaluara të projektit dhe rezultatet e arritura. Ai po ashtu shtjelloi qëllimin e projektit “Future4Youth” së bashku me programet e projektit, si dhe statistika nga fazat e kaluara të këtij projekti.

Gjatë këtij takimi ka prezantuar edhe Ema Rraci - Koordinatore e Projektit në CARE International, zyra në Kosovë, me ç’rast ka folur për projektin “E ardhmja për Rininë” dhe pilotimin dhe përmbajtjen e programeve që ky projekt përmban.

Poashtu, fjalën mori edhe znj. Vjollca Krasniqi, profesoreshë e asocuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila e ka hartuar Udhërrëfyesin - Analizën e Situatës dhe Rrugëtimin për Institucionalizmin e Programit Y.

Përgjatë këtij takimi janë dhënë sugjerime nga përfaqësues/e të Agjencisë për Barazi Gjinore, profesorë/esha e koordinatorë/e të cilësisë në Arsim. Vazhdimisht do të organizohen takime e punëtori të rradhës deri sa të finalizohet udhëzuesi dhe strategjia për institucionalizimin e Programit Y – Rinia.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian