Tuneli i Fundit - Edicioni i tretë | Prishtinë
Në përkujtim të viktimave të femicidit (vrasja e grave/vajzave veçanërisht nga burrat, për shkak të gjinisë së tyre) në periudhën e pas luftës në Kosovë, SIT për herë të tretë në Prishitnë ekspozoi disa histori të këtyre viktimave me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.
Publiku kuptoi se kush, kur dhe si ndodhën këto vrasje të grave të cilat u bënë nga anëtarët e familjes, partnerët apo ish-partnerët e tyre. Kjo ekspozitë synon që të avokojë në mesin e njerëzve dhe institucioneve për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftimit të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore si veprime që çojnë drejtë femicidit. Përmes kësaj, ne shpresojmë t'u japim njerëzve një pamje të dhunës që përjetojnë gratë dhe vajzat në Kosovë gjatë një viti, vit pas viti. Në fund të tunelit ishte një deklaratë “angazhimi publik” ku të gjithë zotojmë të qëndrojmë aktivë/e kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ekspozita nesër do të shfaqet në Mitrovicën Jugore në Sheshin “Mehë Uka”. Kurse pasneser, më 8 dhjetor, ekspozita do të shfaqet në Dardanë tek Parku i Qytetit.
“Tuneli i Fundit” implementohet nga SIT në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit dhe mbështeten nga: UNFPA Kosovo, Care International Balkans, Austrian Development Agency dhe OAK Foundation, UNWomen in Kosovo, Kosova - Women 4 Women, UNTF dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.



