KBB mbajti trajnim residencial

Çfarë fundjave me plot energji! Gjenerata e re e Klubit Bonu Burrë veç se ka filluar ciklin e trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera. Këto 3 ditët e fundit, djemtë e vajzat u mblodhën që të trajnohen rreth shkathtësive të jetës, gjinisë, seksit, ciklit të dhunës, etiketimeve dhe temave të tjera që Programi Y – Rinia i trajton. Njëherësh, urime Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve/eve!

Ky aktivitet implementohet në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj, projekti: “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.

sqAlbanian