Thirrje për Asistent/e të Projekteve!

Rreth SIT: SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i së cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim – përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. 

Organizata është themeluar me qëllim që të shërbejë në tre (3) departamente: si një qendër për këshillim që ofron shërbime identifikuese dhe këshilluese për individë ose grupe në nevojë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rehabilitimin dhe ri-integrimin e autorëve të këtyre veprave; një qendër e cila promovon të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, parandalon dhunën, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, promovon jetesën e shëndetshme tek të rinjtë, promovon shëndetin seksual dhe riprodhues. Ne punojmë për të promovuar sjellje të shëndetshme, parandalimin e të rinjve nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm; dhe SIT kryen hulumtime në fushat socio-ekonomike. Ne ofrojmë hulumtime dhe informacione përkatëse për aktorë të ndryshëm në Kosovë. 

Për më shumë rreth SIT, vizitoni: www.sit-ks.org 

Pozita: orar i plotë

Përgjegjësitë: 

● Përgjegjës/e për asistencë në zbatimin e përgjithshëm të projektit; 

● Ndihmë në organizimin dhe implementimin e aktiviteteve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat e parapara të projektit; 

● Të ndihmojë të gjithë anëtarët/et e ekipit për të mbajtur rrjedhën e punës në rrugën e duhur; 

● Të mbajë kontakt të vazhdushëm me pjesëmarrësit/et e projekteve përkatëse; 

● Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me koordinatorin/en e projektit përkatës në lidhje me mbarëvajtjen e aktiviteteve; 

● Të zhvillojë takime, trajnime, punëtori, fushata dhe aktivitete tjera të nevojshme mbi barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, parandalimin e dhunës, promovimin e shëndetin mendor, aftësive jetësore, menaxhimin e konfliktit, tolerancën ndëretnike, etj. 

Kualifikimet

 – Përvojë në sektorin e shoqërisë civile jo më pak se 2 vite;

 – Diplomë Bachelor apo Master (ose në përfundim) në shkenca sociale; 

– Njohuri mbi barazinë gjinore, parandalimin e dhunës, dukurive negative, promovimin e të drejtave të njeriut, punën me të rinj/reja dhe tema të tjera sociale;

 – Aftësi të menaxhimit të punës në situata stresuese, punë ekipore, aftësi menaxheriale; 

– Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme! 

Dërgoni dokumentet më poshtë në: apliko@sit-ks.org 

– CV jo më shumë se 2 faqe; 

– Një letër motivuese jo më shumë se një faqe (në gjuhën angleze); 

– Së paku një referencë nga punëdhënësi/ja paraprak/e. 

Afati i fundit për aplikim: 7 dhjetor 2021. Kohëzgjatja e kontratës, minimumi është 3 muaj (me mundësi vazhdimi). 

Do të kontaktohen vetëm aplikantët/et që përzgjedhen në listën e ngushtë për intervistim!

sqAlbanian