Punëtoria e Gjithëpërfshirjes
SIT ka mbajtur punëtorinë “Gjithëpërfshirja” me pjesëmarrësit/et e komunave Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë Jugore dhe Mitrovicë Veriore.
Pjesëmarrësit/et paten rastin të mësojnë më shumë për kornizën ligjore lidhur me gjithpërfshirjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, zbrazëtirat në implementimin e ligjit, dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian në veçanti.
Ky postim është pjesë e projektit "Përmirësimi i Aftësive të Rinisë për Menaxhim të Konfliktit" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).