Përfituesit/et e Kamenicës u takuan javën që shkoi

SIT u takua me përfituesit/et e projektit “Përmirësimi i aftësive të rinisë për menaxhim të konfliktit” nga komuna e Kamenicës dhe biseduan bashkë se çfarë mund të bëjnë OSHC-të dhe komunat për të angazhuar më shumë të rinj/reja nëpër aktivitete jashtëshkollore.

Pjesëmarrësit/et i ndanë shqetësimet dhe rekomandimet e tyre se si OSHC-të dhe komunat mund të bashkëpunojnë për t’i bashkuar rininë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ky postim është pjesë e projektit "Përmirësimi i Aftësive të Rinisë për Menaxhim të Konfliktit" që implementohet nga SIT. Ky projekt mbështetet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

sqAlbanian