A je okej?
Bashkë me të rinjtë e të rejat e organizatës edhe këtë vit shënuam Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendorduke i rikujtuar njëri-tjetrit si çdo ditë tjetër të vitit se shëndeti mendor është tejet i rëndësishëm për të gjithë ne!
Këtë të diel e kaluam duke shikuar dhe diskutuar video sensibilizuese, duke zhvilluar lojëra interaktive, teknika të frymëmarrjes dhe e diskutuam edhe fushatën “AjeOkej?”.
Si çdo herë, ne ju inkurajojmë që t’i jepni rëndësi shëndetit mendor dhe të kujdeseni për vete dhe të tjerët!
Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe CARE International në Ballkan.