Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor i Organizuar nga QIPS
Jemi shumë të lumtur që ishim pjesë na panairin e vullnetarëve të shëndetit mendor të organizuar nga QIPS në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë dhe Komunën e Prishtinës.
Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor kishte për qëllim promovimin e rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend. Përgjatë këtij panairi të gjitha organizatat dhe të gjitha nismat e tjera patën mundësi që ta shpalosin programin e tyre për të gjithë të ata të cilët duan që në mënyrë vullnetare të jenë pjesë e ndryshimit në shoqërinë kosovare.
SIT shpalosi punën e vet dhe kryesisht promovoi projektin “Future4Youth” me fushatën “A je Okej?” dhe “Youth Voices, Youth Choices”.
QIPS, faleminderit për mundësinë!
