Ditari i një dite nga pandemia
Kjo pandemi për mua me të vërtetë që është mjaft e vështirë, pasi që tani nuk mundem t’i bëj gjërat që kam mundur t’i bëja – si të shkoj në praktikë ku munda të aftësohem më shumë për profesionin tim, të shkoja në fakultet për t’i ndjekur ligjeratat së bashku me shoqërinë, po ashtu më mungojnë edhe shëtitjet e gjata me shoqet në sheshet e Prishtinës.
Tani nuk mundem t’i bëj më këto gjëra, dhe kjo më ka bërë person që mund t’i kuptoj dallimet në shtëpi rreth roleve gjinore, sidomos në aspektin e ndihmës në punët e shtëpisë.
Me aq sa kam arritur të kuptoj unë, është shoqëria jonë e cila na ka detyruar të kemi një dallim të tillë sa i përket ndarjes së punëve në shtëpi. Po ashtu janë edhe prindërit ata që më së shumti e përkrahin idenë që një burrë nuk duhet të ndihmojë në punët e shtëpisë; janë vajzat ato që duhet të punojnë dhe të kujdesen për shtëpinë. Por fatmirësisht në shtëpinë time kjo ka filluar të ndryshojë. Ndonjëherë kur kam nevojë për ndihmë, vëllai im është i gatshëm të më ndihmojë, por vetëm në raste kur ai e kupton që jam e lodhur dhe kur jam e zënë me ndonjë punë tjetër. Gjatë këtyre ditëve kam thirrur vëllanë për ndihmë dhe ai është përgjigjur atëherë kur punët ishin më të vështira dhe ato që ishin më të përshtatshme për të.
Kam vërejtur që ka përkrahje për djemtë nga ana e gjyshërve që ata nuk duhet të punojnë punë të tilla, ndërsa prindërit nuk ishin që pajtoheshin me mendimin e gjyshërve po edhe atyre ndonjëherë u pengonte të shihin një djalë derisa bënte punët e shtëpisë.
During this time, I had a lot of time to read. Reading is one of the things that make me the happiest. My favorite book I’ve read so far is Steve Jobs’ biography. This book is a chronicle of a creative entrepreneur’s life and
e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. Pasioni i tij për përsosëmëri dhe vullneti i pamposhtur ishin pikët e tij më të forta. Në një kohë kur shoqëritë nëpër botë përpiqen të ndërtojnë ekonominë e epokës digjitale, Jobs është vlerësuar si ikona më e lartë e risisë dhe e imagjinatës.
Po ashtu tani kam filluar të përgatitem edhe për provimet e fundit si dhe jam duke punuar rreth temës së diplomës. Tema duket të jetë mjaft sfiduese në këto ditë pandemie meqë nuk mund të bëjmë shpërndarjen e pyetësorëve nëpër shkolla, instucione, e organizata.
Ky artikull është shkruar nga Erona Maloku, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT. Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.